Një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga rënia nga ndërtesa, në të cilën, ishte duke punuar.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur të premten e 7 tetorit dhe se vdekja e viktimës ishte konstatuar edhe nga ekipi mjekësor.
“Prizren 07.10.2022 – 12:00. Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke punuar në një objekt ,ka rënë aksidentalisht nga objekti, ku si pasojë e plagëve që ka pësuar, ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.