Një punëtor është rrëzuar nga shtylla elektrike në të cilën po punonte gjatë ditës së shtunë. Ai ka vdekur aty dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Levoshë të komunës së Pejës, ndërkaq rastin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 12.
“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, u shpreh Gashi për Portalin Dukagjini.