Bie numri i përfituesve nga skema e pensioneve invalidore në korrik të vitit 2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se në muajin korrik të vitit 2023, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 20 mijë e 937 familje

Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK

Në muajin korrik të vitit 2023, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 20 mijë e 937 familje me, gjithsej, 82 mijë e 621 anëtarë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 25 mijë e 88 familje me, gjithsej, 98 mijë e 832 anëtarë, vërehet një rënie e numrit të familjeve përfituese nga kjo skemë për 4 151 ose 16,5 për qind.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Numri i përfituesve nga skema e ndihmës sociale

Rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë

Në muajin korrik 2023, krahasuar me muajin korrik 2022, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-20,6%); skema për pensionet e Trepçës (-18,2%); skema për pensionet familjare (-8,9%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-3,1%); skema e pensioneve bazike të moshës (-2,0%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,7%); skema për veteranët e luftës (-0.2%).

Rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve krahasuar me një vit më parë

Në muajin korrik 2023, krahasuar me muajin korrik 2022 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: Skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (14,8%); skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (10,6%); skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik (7,6%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (5,3%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (4,9%); skema e kompensimeve për personat e verbër (4,3%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,4%).

Numri i përfituesve nga skemat pensionale dhe skemat e tjera të mirëqenies sociale

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika