Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e shtunë.
Krahasuar me dje, dizeli ka pësuar rënie për 1 cent, benzina për dy centë, ndërsa çmimi i gasit mbetet po i njëjti.
Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është:
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.71 € për litër.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.56 € për litër.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për të shtunën e 23 korrikut nga ora 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.