Asociacioni i artistëve vizual të Kosovës (AAVK), në bashkëpunim te ngushtë me galerinë Kombëtare të Kosovës organizon edicionin e dytë të “Bienales Ndërkombëtare të Vizatimit 2022” në Prishtinë.
Edhe ky edicionin do të mbahet në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Edicioni do të fillojë të mërkurën e 15-qershorit dhe të vijoj deri më 12-korrik të këtij viti. Ky është edicioni i dytë i ‘Bienales ndërkombëtare te Vizatimit” që do të mbahet në Prishtinë.
Edicioni i parë, ishte në rrethana pandemie, e cila ishte e para për nga karakteri i organizimit, meqë më parë nuk kemi pasur organizim të Bienaleve të këtij lloji.
Në edicionin e parë u ndanë çmime për dy persona, për Jakup Ferrin dhe Crtomir Frelih, ndërsa “Çmimi i Miqve” u dha për Adem Rusinovcin.
Kjo bienale do të mbledhë artistë nga shumë vende të Evropës.