Big Brother VIP II Albania largon kufizimet për Kosovën, tani shqiptarët nga Kosova mund të shikojnë videot në YouTube

Në profilin zyrtar në Youtube të BigBrother VIP Albania II, Kosova tani më do të ketë çasje të shikimit të videove të publikuara brenda formatit televiziv

Disa ditë para se të mbaroj BigBrother VIP Kosova, shteti fqinj, shqiptar, Big Brother VIP Albania ka vendosur të heqë Kosovën nga lista e vendeve që nuk mund t’i shikonin videot e spektaklit në Youtube.

Si shkak për këtë u dha fakti që Kosova si shtet ka shumë kufizime në YouTube, dhe se BBVA ishin detyruar që nga kontrata ndërkombëtare që kishin nënshkruar, të bllokonin videot në disa shtete.

Megjithatë duket se në ditët e fundit ka ndryshime, pasi shqiptarët e Kosovës kanë tashmë qasje të lirshme në shikimin e videove të Big Brother VIP Albania.

Nuk dihet nëse patenta origjinale me kërkesë të produksionit e ka bërë këtë lëshim, megjithatë të gjitha videot e këtij programi janë tashmë të qasshme për shikuesit në Kosovë.

Big Brother VIP Albania përndryshe vazhdon të jetë formati televiziv më i shikuar i momentit në mbarë trevat shqiptare.

Aktualisht, konkurrentja e vetme nga Kosova në këtë spektakël është këngëtarja Nita Latifi.

Banorë të tjerë nga Kosova në këtë format kanë qenë moderatori dhe basketbollisti Shpat Kërveshi dhe këngëtarja Ariana Plakiqi.