BIK-u tubon mbi 100 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë e Skenderaj

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka bërë të ditur se janë mbledhur 123,161.38 euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj

Vërshimet në Skënderaj

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se janë mbledhur mbi 100 mijë euro në aksionin e tyre për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton opinionin e gjerë, se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, i organizuar nga kjo Kryesi, më 27 janar 2023, janë tubuar 123,161.38 euro”, thuhet në njoftim.

Komunat e prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë kanë bërë të ditur se dëmet kapin vlerën e dhjetëra miliona eurove.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika