Bilanci i protestës në Tiranë: 68 të arrestuar, 20 policë të lënduar

68 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 22 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar të dielën në Tiranë, ku pati përplasje me forcat e rendit dhe dëmtime të pronës publike e private.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në mesin e të arrestuarve janë edhe shtatë të mitur, të moshës 15 deri në 17 vjeç.

Personat e arrestuar dhe ata të proceduar dyshohet se kanë qëlluar me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë së Shtetit, si dhe ndaj godinave të institucioneve publike dhe private.

Si pasojë e incidenteve, janë lënduar 20 punonjës policie, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në ndërtesa dhe në sinjalistikën rrugore.

Policia ka bërë të ditur se materialet procedurale lidhur me rastin i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Hetimet për rastin do të vazhdojnë nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika