Bill Clinton nesër në Tiranë, zbardhet agjenda

Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë. Në orën 19:00 do të pritet nga kryeministri, Edi Rama, në një ceremoni të posaçme zyrtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Bill Clinton, presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Bill Clinton, presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do ta vizitojë për herë të parë Shqipërinë, ku do të qëndrojë më 3 dhe 4 korrik.

Mediat atje kanë bërë të ditur detajet e agjendës, ku sipas tyre, Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë, të hënën e 3 korrikut. Në orën 19:00 do të pritet nga kryeministri, Edi Rama, në një ceremoni të posaçme zyrtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Kështu, pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-së dhe Shqipërisë, Rama dhe Clinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Në orën 19:05, Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë presidentin e 42-të të SHBA-së të marrë çmimin e akorduar.

Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të presidentit të 42-të të SHBA-së Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i presidentit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika