Binjakët kanadezë certifikohen nga Guiness si foshnjat e lindura më para kohe në botë

Në ditën e dytë të lindjes së binjakëve, 21 javë e gjashtë ditë pas shtatzënisë, prindërve iu është thënë se nëse foshnjat lindnin disa minuta para javës së 22-të, do të liheshin të vdisnin

Binjakët të certifikuar nga Guinness, si foshnjat e lindura më para kohe në botë, foto BBC.

Një vëlla dhe motër kanadeze të lindur në javën e 22-të janë emëruar nga libri i rekordeve botërore, Guinness si binjakët e lindur më para kohe në botë.

Adiah dhe Adrial Nadarajah kanë lindur 126 ditë më herët, duke kapërcyer rekordin e mëparshëm prej 125 ditësh më herët, të vendosur në vitin 2018 nga binjakët në shtetin amerikan të Lowa-s.

Nëse fëmijët do të kishin lindur edhe një orë më herët se 22 javë, spitali nuk do të kishte ndërmarrë masa shpëtimi, thuhet nga libri Guinness.

Një shtatzëni e plotë është zakonisht 40 javë, duke i bërë ato 18 javë të parakohshme.

Nëna e binjakëve, Shakina Rajendram ka thënë se kur ajo filloi lindjen në vetëm 21 javë dhe pesë ditë, mjekët i thanë asaj se foshnjat “nuk ishin të qëndrueshme” dhe kishin “0 për qind shans për të mbijetuar”.

Ishte shtatzënia e saj e dytë, pasi humbi të parën vetëm disa muaj më parë në të njëjtin spital pranë shtëpisë së tyre në Ontario.

Ndërsa, babai i foshnjave, Kevin Nadarajah ka thënë se spitali i ka njoftuar ata se nuk do të ishin në gjendje të ndihmonin me një shtatzëni kaq të hershme, duke e lënë atë zgjuar natën duke u lutur me një “fytyrë të mbushur me lot”, raporton BBC.

Shumica e spitaleve nuk përpiqen të shpëtojnë fëmijët e lindur para javës 24 deri në 26. Por për fat, çifti mundi të transferohej në spitalin Mount Sinai në Toronto, i cili ka një njësi të specializuar të kujdesit intensiv neonatal.

Adiah dhe Adrian kanë mbushur tashmë një vjet, pavarësisht problemeve serioze mjekësore që para lindjes.