Binjakëzohet Prishtina me qytetin Cospicua të Maltës

Komuna e Prishtinës ka shpallur zyrtarisht binjakëzimin me qytetin Cospicua të Maltës. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar këtë lajm përmes rrjetit social "Facebook". Binjakëzimi synon thellimin e bashkëpunimit në fushat e kulturës, edukimit, shkencës dhe kërkimit mes dy qyteteve

Komuna e Prishtinës është binjakëzuar me qytetin Cospicua të Maltës, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, në fushat e kulturës, edukimit, shkencës dhe kërkimit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes rrjetit social “Facebook” ka njoftuar se Komuna e Prishtinës është binjakëzuar me qytetin Cospcua të Maltës.

“Nënshkrova marrëveshjen e binjakëzimit të Prishtinës me Qytetin Cospicua të Maltës, me kryetarin e këtij qytetit, Marco Emanuel Agius, për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona, në fushat e kulturës, edukimit, shkencës dhe kërkimit”, ka shkruar Rama.

Sipas tij kjo marrëveshje ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që të shkëmbejnë vizita, të takohen e provojnë kultura të ndryshme për të promovuar dhe forcuar respektin, kulturën, solidaritetin mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin në fushat e tregtisë e industrisë.

Tutje, kryetari Rama ka njoftuar se kryetarin e Cospicuas, Marco Emanuel Agius e ka ftuar për vizitë në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika