Biseda Kusari-Radojiçiq, luftë hibride apo luftë për pushtet?

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, madje edhe Kryeministri, po thonë vazhdimisht se biseda e publikuar ku dëgjohen tek flasin Milan Radojiçiq dhe shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, është pjesë e luftës hibride ndaj Qeverisë madje edhe ndaj shtetit. Ky arsyetim dhe këto kundër-akuza, sipas ekspertëve të fushës së medias, madje edhe profesorëve ndërkombëtarë, nuk e kanë asnjë bazë, por janë përpjekje politike për t’i arsyetuar bisedat me Radojiçiqin e listës së zezë së SHBA-së, dhe të akuzuarin kryesor për sulmin terrorist në Banjskë

Protagonistja e bisedës me Milan Radojiçiqin thotë se fjalët i janë prerë dhe i janë fabrikuar e montuar, Kryeministri pretendon se është luftë hibride, ndërsa ministrja Rizvanolli e përmend madje edhe përfshirjën e inteligjencës artificiale.

Profesori universitar në Norvegji, Abit Hoxha që është ekspert i kësaj fushe dhe hulumtues i medias dhe konfliktit, është i bindur se akuzat e ndërsjella janë politike, por që edhe nëse vjen puna për vërtetësinë ose jo të bisedës, sipas tij ka zgjidhje.

“Njerëzit e përmendin inteligjencën artificiale ose këto prerjet që thonë, por këto janë çështje që lehtësisht mund të vërtetohen prej forenzikes së Policisë në rast se ka një hetim për këtë punë. Do të thotë forenzika e Policisë në Kosovë ka mjete dhe ekspertizë të duhur me verifiku këtë punë”, ka theksuar Abit Hoxha, profesor.

Hoxha i kundërshton pretendimet e përfaqësuesve të partisë në pushtet.

“Është një far, anglisht thonë “Blamestorm”, është njëfar vorbullije e fajësimit për veprimet ose jo politke në Kosovë, pra nuk ka njëfar lufte hibride të brendshme në Kosovë. Është një luftë imagjinare”, ka deklaruar ai.

Edhe për mendimin e Alban Zenelit, profesor i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës termi “luftë hibride”, po përdoret në mënyrë të pasaktë, sepse në të vërtetë ky term nënkupton implikimin e një organizate a një shteti tjetër.

“Ne nuk jemi të sigurt që këto në fakt prej Radojiçiqit, prej kujtdo që janë, ideja themelore është nëse janë autentike, dhe nëse janë autentike absolutisisht ka interes publik që të publikohen. Me vetë faktin se flet shefja e Grupit më të madh Parlamentar me një person i cili ka qenë në listën e zezë të SHBA-së, e aq më shumë ka udhëhequr një grup terrorist më vonë, për më e sulmu Kosovën”, ka deklaruar Zeneli.

“Lufta Hibride”, është term që është përdorur pas përfundimit të luftës së ftohtë për intervenimet që shtetet i kanë bërë ndaj shteteve të tjera, me mjete joluftarake, pra konfliktet e mëdha të cilët ndërveprojnë me njëra tjetrën, por jo me mjete klasike luftarake.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika