Biseda me Radojçiqin, Buzhala: Kush mendon që Mimoza fol pa koordinim me Kurtin, është i çmendur

Gazetari Berat Buzhala ka deklaruar se është e pamendueshme që Mimoza Kusari-Lila të ketë biseduar me Millan Radojçiqin pa koordinim me kryeministrin Albin Kurti

Gazetari, Berat Buzhala, ka thënë se kush mendon që Mimoza Kusari-Lila flet me kryekriminelin, Millan Radojçiq, pa koordinim me kryeministrin, Albin Kurti, “është i çmendur”.

Buzhala ka theksuar se dashur edhe vetë Vetëvendosja t’i incizonte bisedat me Radojçiqin.

“Jam mëse i bindur që këto përgjime i ka edhe VV-ja. Ishlla nuk ka fol më një person e mos me incizu edhe vet. Personi në fjalë, është person më kontrovers në Ballkan. E tash qysh kyçesh në një muhabet me Radojçiqin nëse edhe ti paraprakisht nuk je tu e incizu Radojçiqin.

Tjetra, jam i bindur që nuk janë vetëm dy palë të interesuar për Radojçiqin, unë mendoj që ka shumë shtete që janë të interesuara, ku është Radojçiqi, me kë po fol ai, edhe çka po fol. Unë nuk mundem më ua përcaktu ‘timeline’ se kur duhet me dalë ato sene”, ka thënë Buzhala në një lidhje direkte në “Dbeat Plus”

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika