Bisedimet ShBA-Ukrainë pritet të zhvillohen javën e ardhshme, thotë Zelensky

Negociatorët e Ukrainës pritet të takohen me zyrtarët amerikanë. Ky takim pritet të mbahet të hënën e ardhshme në Arabinë Saudite.

Kjo u bë e ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan BBC.

“Të hënën e ardhshme, kam planifikuar një vizitë në Arabinë Saudite për një takim me Princin e Kurorës. Pas kësaj, ekipi im do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të punuar me partnerët tanë amerikanë”, ka thënë Zelensky.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, javën e kaluar ishte mysafir i homologut të tij amerikan, Donald Trump.

Por, takimi në “Shtëpinë e Bardhë” nuk u zhvillua edhe aq mirë sa pritej. Biseda mes Zelenskyt dhe Trumpit u zhvillua me tona të ashpra. Kreu i Ukrainës u largua pa arritur ndonjë marrëveshje atje. Mbetet të shihet nëse raportet mes këtyre dyja vendeve do të relaksohet.

Shija e redaktorit

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Të fundit nga rubrika