Bisedimet sjellin shpresë për një armëpushim në Jemen

Një delegacion i Arabisë Saudite po qëndron në Sana të Jemenit për bisedime me lëvizjen rebele Huthi

Një delegacion i Arabisë Saudite po qëndron në Sana të Jemenit për bisedime me lëvizjen rebele Huthi, bisedime që synojnë arritjen e një armëpushimi të ri, potencialisht të përhershëm.

Po ashtu, ekipi ndërmjetësues nga Omani ka udhëtuar për në Jemen.

Kryeqyteti jemenas kontrollohet nga rebelët Huthi qëkur ata larguan forcat e Qeverisë së Jemenit më 2015, shkruan REL.

Pak pas kësaj, shpërtheu lufta midis rebelëve Huthi dhe koalicionit të udhëhequr nga sauditët, që mbështesin Qeverinë jemenase.

Lufta ka vazhduar që atëherë, duke vrarë dhjetëra mijëra jemenas, teksa rreth 80 për qind e popullatës varet nga ndihmat.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga pala saudite, por mediat e lidhura me rebelët Huthi kanë raportuar se delegacionet e sauditëve dhe nga Omani gjenden në Sana.

Një fotografi e publikuar ka shfaqur liderin e rebelëve Huthi, Mohammed Ali al-Houthi, duke u përshëndetur me një zyrtar saudit.

Shtrëngimi i duarve mes kreut të rebelëve dhe zyrtarit saudit po shihet si shenjë e rëndësishme për vullnet nga të dyja palët, për të arritur një marrëveshje që mund t’i japë fund luftës.

Disa media, duke u thirrur në burime të ndryshme, kanë raportuar se një marrëveshje mund të nënshkruhet para fundit të muajit. Megjithatë, nuk është publikuar asnjë detaj i ndonjë marrëveshjeje eventuale.

Këto bisedime janë nismë paralele me procesin e Kombeve të Bashkuara, që rezultoi me një armëpushim të përkohshëm vitin e kaluar.

Por, konflikti në Jemen është kompleks dhe një armëpushim i përhershëm në mes të koalicionit të udhëhequr nga sauditë dhe rebelëve Huthi jo domosdo do t’i jepte fund luftimeve. Kjo pasi në Jemen ka edhe fraksione të tjera, sikurse Al-Kaida, që ende luftojnë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika