Biserko: Vuçiqi nuk do ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, po e pret Trumpin

Sonja Biserko, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk është i gatshëm për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

Sipas saj, Vuçiq po pret ndryshimin e rrethanave politike në kontekstin ndërkombëtarë, veçmas ardhjen në pushtet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish-presidenti Donald Trump.

Biserko është pesimiste se do të ketë progres në dialog, pavarësisht takimeve të mundshme të nivelit të lartë por edhe të kryenegociatorëve në Bruksel. Ndërkaq, thekson se perëndimi nuk po e shtynë Serbinë të përmbushë kërkesat sa i përket vënies para drejtësisë të përgjegjësve të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Biserko kërkon nga Bashkimi Evropian që të ketë fokus dialogun edhe pas zgjedhjes së strukturave të reja në union.

“Nuk jam e sigurt se si të vazhdohet vërtet, do të vazhdojë, por nëse të dy palët veçanërisht Beogradi do të jetë i gatshëm të vazhdojë me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, nuk jam e sigurt. Kjo varet shumë nga konteksti ndërkombëtar. Para së gjithash, për zgjedhjet në Shtëpinë e Bardhë, kjo është diçka që Beogradi e pret, duke shpresuar që Trump të kthehet. Së dyti, Bashkimi Evropian dhe ajo që u kthye në partinë e djathtë është gjithashtu diçka që Beogradi e konsideron si një lëvizje pozitive për sa i përket interesave të tyre, nga ana tjetër këto grupe, këto parti mund të ndikojnë edhe në politikën e zgjerimit, shumica prej tyre janë kundër. Dhe së treti varet gjithashtu se si Rusia do të vazhdojë me pushtimin e Ukrainës, nëse do të dështojë, sa pak do të reagojë. Problemi është se ky agresion rus me sa duket nuk është vetëm kundër Ukrainës, por kundër gjithë Perëndimit dhe vlerave të saj, dhe qëllimi i tyre është me të vërtetë të shkatërrojnë këtë koncept evropian, që është koncept unik në histori, marrëveshje paqësore etj. gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për rajonin tonë, duke marrë parasysh dekadat e kaluara jo vetëm të luftërave, por edhe të keqkuptimeve dhe mospërgatitjen e Serbisë për t’u përfshirë në procesin e normalizimit dhe më vonë të pajtimit”, ka deklaruar Biserko për  KosovaPress.

Ajo shton se në rrethanat aktuale ka potencial për një krizë dhe tension mes palëve.

“Epo, nuk mendoj se do të ndodhë shumë. Jo, nuk mendoj se do të ndodhë shumë. Shpresoj se do të ndodhë, por nuk jam e sigurt, por është një mënyrë, si e shoh unë, një lloj kalimi në dialogun e ardhshëm të zhvilluar nga njerëz të ndryshëm, sepse edhe ndryshimi në mandat është në rrugë e sipër. Pra, ne nuk e dimë se kush dhe si do ta kryejnë këtë proces. Shpresoj se ata do t’i kushtojnë vëmendjen e duhur rajonit, duke pasur parasysh se ekziston gjithmonë ky potencial për një lloj krize, një lloj tensioni siç spekulohet që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Pra, është me të vërtetë edhe çështja e sigurisë, dhe BE-ja e trajton rajonin e Ballkanit, Ballkanin tonë Perëndimor si një prioritet sigurie, kështu që si do të ndikojë kjo në dialog dhe në çfarë do të fokusohen, nuk e di. Pra, kjo është diçka që mbetet të shihet”, deklaron Biserko.

Sipas saj, sulmi terrorist i vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, e dëshmon një gjë të tillë. Ajo thekson se bashkësia ndërkombëtare duhet të shohin potencialin e destabilizimit që vjen nga Beogradi, pasi siç thotë perëndimorët nuk po shtyjnë Serbinë të përmbush kërkesat sa i përket vënies para drejtësisë të përgjegjësve të sulmit terrorist në Banjska.

Rasti Banjska ishte me të vërtetë paralajmërues për komunitetin perëndimor, se potenciali i destabilizimit që vjen nga Beogradi ekziston. Ata reaguan me shpejtësi dhe parandaluan përshkallëzimin e kësaj situate. Por për fat të keq, Serbia nuk iu përgjigj si duhet sipas asaj që kërkohej prej saj, si nga BE-ja ashtu edhe SHBA-ja, ata e trajtojnë këtë si reagim të komunitetit serb ndaj diskriminimit në Kosovë, që natyrisht nuk është real, se çfarë ndodhi. Prandaj Serbia nuk po u përgjigjet kërkesave, dhe nga ana tjetër, Perëndimi realisht nuk po e shtyn Serbinë që të përmbushë atë që kërkohet prej saj, por është, do të thosha, edhe rezultat i kontekstit, sepse sipas mendimit tim, Bashkimi Evropian është ende duke jetuar në një zonë komforti, ata janë një lloj riformimi i BE-së për shkak të, si të themi, ndryshimit të shpejtë të kontekstit ndërkombëtar”, thekson ajo.

Krahas këtyre, aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi e konsideron të domosdoshme largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Po sigurisht, ato nuk duhej të vendoseshin në radhë të parë, sepse kjo është diçka që në dukje është e kënaqshme për Serbinë, sepse shpreson të fitojë Serbia për integrimet euroatlantike. Unë nuk shoh përparim në atë mënyrë, sepse Serbia gjithmonë pretendon se është në rrugën drejt BE-së, por shoh vetëm deri në atë pikë që mund të përdorë fondet që janë në dispozicion për rajonin”, përfundon Biserko. /KP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika