Bislimi: Ajo që nuk realizohej për më shumë se një dekadë, u jetësua brenda mandatit

Zëvendëskryeministri Bislim Bislimi ka deklaruar se progresi i Kosovës në procesin e integrimit evropian ka arritur nivelin më të lartë nën Qeverinë Kurti.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri Bislim Bislimi ka deklaruar se progresi i arritur nga Qeveria Kurti në procesin e integrimit evropian të Kosovës është më i madh se kurrë më parë.

Në një postim në Facebook, Bislimi theksoi se shumë reforma që kishin ngecur për më shumë se një dekadë u realizuan gjatë mandatit aktual qeveritar.

Bislimi përmendi se përveç zbatimit të reformave të reja, janë miratuar ligje që prej vitesh kishin mbetur pezull, gjë që në të kaluarën konsiderohej një pikë negative në raportet e Komisionit Evropian.

“Ajo që nuk realizohej për më shumë se një dekadë, u jetësua brenda mandatit tonë qeverisës.

Progresi në procesin e integrimit evropian të Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë më parë më i madh sesa tash. Përtej nivelit të lartë të zbatimit të reformave dhe avancimit në agjendën e tyre, në përmbajtje të saj kanë qenë dhe reforma të cilat nuk zbatoheshin me vite. Kjo, konstatohej si pikë negative apo pengese edhe në vetë raportet e mëparshme të Komisionit Evropian.

Në pak kohë, shumë punë të lëna në harresë nga pozita e atëhershme dhe opozita e sotme, gjetën epilog. Shumë prej tyre, përveçse sundimin e ligjit, preknin edhe luftimin e korrupsionit. Kjo e shqetësonte dhe brengoste pushtetin e dikurshëm: transparenca dhe llogaridhënia.

Këto janë disa nga reformat të cilat kishin me raste edhe më shumë se një dekadë që nuk miratoheshin dhe zbatoheshin:

– Pakoja e tre ligjeve kundër korrupsionit: Ligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, 2) Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave dhe 3) Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore;

– Ligji për financimin e partive politike;

– Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme;

– Rregullorja e Kuvendit të Kosovës ;

– Terminalet doganore private nuk ishin në harmoni me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe ne kaluam drejt kalimit gradual nga ato private në ato publike;

– Ligji i Përgjithshëm për Inspektimet;

– Ligji për Ushqimin që rregullon sigurinë, cilësinë dhe kontrollin e ushqimit;

– Ligji për Rezervat e Detyrueshme të Naftës;

– Transferimi i inspektorëve të sigurisë ushqimore nga komunat në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Shija e redaktorit

Ish-kandidati për president të Turqisë: Rexhep Boja ishte i menqur...

Nëse vlerat njerëzore dhe niveli intelektual e patriotik përfaqësohen nga njerëzit me të cilët je shoqëruar, atëherë prania në Kosovë e akademikut turk, Ekmeledin...

Tërnava vlerëson kontributin e doktor Rexhep Bojës për BIK-un dhe...

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka mbajtur një fjalim të rëndësishëm në konferencën shkencore të organizuar për nder të ish-myftiut...

Në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të Kosovës, Rexhep Boja...

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) organizon një konferencë shkencore në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të shquar të Kosovës, Rexhep Boja, i cili ka...

Të fundit nga rubrika