Bislimi: Asociacioni nuk është diskutuar në Bruksel, vlerësimin e fundit e jep Kushtetuesja

"Tek pika e Asociacionit ne nuk kemi diskutuar për arsye se kemi thënë që pozicioni jonë është i qartë i prezantuar nga kryeministri Kurti me datën 26 tetor dhe çdo kush që ju thotë se në Bruksel është shkuar për t’u diskutuar për Asociacionin vetëm ka bërë dezinformim sepse nuk është diskutuar”, ka thënë Bislimi, shkruan KP

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator për dialogun me Serbinë, ka thënë se shqetësimet e ngritura se po krijohet një autonomi për serbët në veri përmes Asociacionit janë të individëve që po shpërndajnë drafte dhe jo të qeverisë.

Bislimi ka shtuar se ekzekutivi nuk punon me shqetësime, por në bazë të analizave, për më tepër, sipas tij draftin e Asociacionit të propozuar nga emisarët euro-amerikanë do ta vërtetojë Gjykata Kushtetuese dhe jo analistët në studio televizive dhe as politikanët.

Bislimi tha se në takimin e së enjtes në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk është diskutuar për draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi, siç ka thënë ai, pozicioni i Kosovës është bërë i qartë që më 26 tetor nga kryeministri Albin Kurti, në takim me liderët evropianë.

“Tek pika e Asociacionit ne nuk kemi diskutuar për arsye se kemi thënë që pozicioni jonë është i qartë i prezantuar nga kryeministri Kurti me datën 26 tetor dhe çdo kush që ju thotë se në Bruksel është shkuar për t’u diskutuar për Asociacionin vetëm ka bërë dezinformim sepse nuk është diskutuar”, ka thënë Bislimi, shkruan KP.

Duke folur për mundësitë e zgjedhjeve të parakohshme në veri, Bislimi tha se kanë pranuar të shmanget kërkesa që në kuadër të nënshkrimeve për peticion të nevojitet edhe numri i telefonit të nënshkrueseve pas shqetësimeve të BE-së.

“Më konkretisht ata kanë pasur shqetësime që në formularin të cilët duhet të plotësohen është kërkuar edhe numri i telefonit të nënshkruesve dhe kanë menduar që kjo nuk është konform rregullave të privatësisë dhe kemi shprehur gatishmëri që ky element i formularit të shmanget”, ka theksuar Bislimi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika