Bislimi dhe Murati presin në takim zv.drejtorin menaxhues të FMN-së, Bo Li

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati në takim me zv.Drejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li kanë diskutuar për masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për lehtësimin e efekteve të krizës së shkaktuar nga agresioni dhe pushtimi rus në Ukrainë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në takim me zv.Drejtorin Menaxhues të FMN-së, Bo Li. FOTO: ZKM

Të mërkurën e 21 shtatorit, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë pritur në takim zv.Drejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN), Bo Li.

Në këtë takim u bisedua mbi sfidat dhe prioritetet e Qeverisë, ku me theks të veçantë ishte për masat e ndërmarra për lehtësimin e efekteve të krizës së shkaktuar nga agresioni dhe pushtimi rus në Ukrainë dhe mbështetja e shtresave të shoqërisë të cilat janë më të prekura.

Sa i përket krizës energjetike, që po prek edhe Kosovën sikurse pjesën më të madhe të botës, u veçuan masat e ndërmarra nga Qeveria për kursim dhe subvencionim të energjisë elektrike.

Për të përballuar krizën e shkaktuar në këtë sektor, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, u ndanë dhe 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, si dhe 6 milionë euro për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë.

Gjithashtu u përmend dhe dyfishimi së fundmi i pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për muajin shtator 2022, mbështetja e vazhdueshme për pensionistët, dhe familjet me asistencë sociale, në kuadër të vazhdimit të zbatimit të masave të parashikuara në Pakon e Ringjalljes Ekonomike.

Bo Li e ka përgëzuar Qeverinë për ndërmarrjen e masave në kohën e duhur, për të zvogëluar ndikimin te qytetarët të krizës me të cilën po përballet Evropa përmes mbështetjes së targetuar dhe për të ruajtur stabilitetin makro-fiskal.

Ai e vlerësoi pozitivisht vendimin e Qeverisë për moslejimin e tërheqjes së fondeve pensionale nga Trusti, që do të minonte sistemin pensional.

Zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri Murati, duke e falënderuar Bo Li për vizitën dhe bisedën, theksuan se e vlerësojnë lartësisht mbështetjen e vazhdueshme dhe mirëpresin përkrahjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar për tejkalimin e sfidave dhe rritjen e bashkëpunimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika