Bislimi: Do të fillojmë fushata informuese për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pas ceremonisë së nënshkrimit të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka deklaruar se shteti do të fillojë me fushata informuese rreth heqjes së vizave.

Bislimi nga Strasburgu, ka thënë se ka qenë turpëruese refuzimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

“E falënderoj secilin që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi, pjesëtarët e kabinetit dhe ministrat e linjës. Edhe qytetarët për durimin e tyre, liberalizimi do të mundësoj kontaktet mes njerëzve. Do të fillojmë fushata informuese që qytetarët të jenë të informuar se cka është dhe çfarë jo liberalizimin i vizave. Ka qenë turpëruese që qytetarëve t’u refuzohet viza, vitin vijues nuk do të kemi këso raste”, ka thënë ai.

Bislimi u shpreh, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka përparuar jashtëzakonisht shumë në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Megjithatë dhamë argumentet tona, jo vetëm duke i përmbushur kriteret, por edhe ka përparuar në sundim të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, këto nuk kanë mundur të tejkalohen e injorohen”, ka thënë ai.

Në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Një ditë më herët, më 18 prill, Parlamenti Evropian e miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim, dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika