Bislimi e Petkoviq takohen javën e ardhshme në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të zhvillohet një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi (në të djathtë) dhe Petar Petkoviq (në të majtë) dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi (në mes)

Shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, do të takohen javën tjetër në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kjo për të çuar përpara atë që është rënë dakord në Bruksel fillimisht më 27 shkurt dhe më pastaj në Ohër më 18 mars.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano në një konferencë për media.

Ky takim do të fokusohet “te bërja e hapit të parë drejt zbatimit të asaj që është rënë dakord në Ohër të Maqedonisë së Veriut”.

“Mund të them se javën e ardhshme në Bruksel janë ftuar shefat e ekipeve të negociatorëve të të dy palëve, të cilët u ftuan nga lehtësuesit e BE-së të vijnë në Bruksel për të çuar përpara gjithçka që është rënë dakord në Ohër dhe për të filluar të hedhim hapat e parë drejt zbatimeve”, ka thënë ai.

“Jemi të kënaqur të shohim se dialogu po bëhet i popullarizuar në rajon, gjithnjë e më shumë vende po ofrojnë mundësi për ta organizuar një takim të nivelit të lartë, dialogu është i bazuar në Bruksel dhe ne arritëm një hap shumë të rëndësishëm në Ohër. Pra, tani puna është në zbatim”, shtoi Stano.

“Kemi pasur takim në Këshillin e Punëve të Jashtme ku përfaqësuesi i lartë [Josep Borrell] i njoftoi ministrat. Pastaj, ai ka informuar dhe partnerët e tjerë. Kemi pasur edhe Këshillin Evropian, ku liderët miratuan këtë, dhe porositën të dyja palët se duhet të vazhdojnë me implementim të shpejtë, me mirëbesim të obligimeve që kanë marrë mbi vete“.

Stano ka paralajmëruar se brenda BE-së po punohet që të rinisë puna në adaptimin e kornizës negoiciuese me Serbinë, më saktësisht Kapitullin 35, dhe në mënyrë përkatëse edhe në rastin e Kosovës.

“Dialogu si i tillë vazhdon. Do të ketë takime të tjera në nivel të lartë për të cilat do të njoftojmë kur të jetë e përshtatshme. Ajo që mund të them në këtë moment është se një takim i kryenegociatorëve do të zhvillohet javën që vjen në Bruksel. Kryenegociatorët nga të dyja palët janë ftuar nga lehtësuesi i dialogut që të vijnë në Bruksel dhe të avancojnë përpara me hapat e parë për implementimin e gjithë asaj që kanë rënë dakord”, ka thënë mes të tjerash Stano.

Arritjen e pajtueshmërisë në Ohër, Borell e ka quajtur “status quo të re”, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të mundësojë kalimin nga një fazë e krizave në fazën e zbatimit të marrëveshjes.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika