Bislimi e Petkoviq takohen sot në Bruksel

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, do t'i presë të mërkurën e 19 korrikut në takim kryenegociatorët nga të dyja palët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi (majtas) i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologu në dialog, Petar Petkoviq, do të marrin pjesë në takimin e planifikuar të mërkurën në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Takimin e ndërmjetësuar nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Nesër, Miroslav Lajçak do t’i presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kundër të dialogut të ndërmjetësuar në Bruksel. Fokusi do të jetë te zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt shtensionimit të situatës në veriun e Kosovës”, ka thënë Stano.

Siç raporton REL, sipas burimeve të BE-së janë dy qëllime kryesore të takimeve që Lajçak sot do të ketë me shefat e delegacioneve për dialog:

I pari është fokusi në implementimin e plotë të Marrëveshjes për të cilën palët ishin pajtuar me 27 shkurt në Bruksel si dhe aneksit për implementim të dakorduar në Ohër në muajin mars.

Qëllimi i dytë është të diskutohen hapat për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Për këtë, Kosova dhe BE-ja janë dakorduar në një takim të Lajçakut dhe shefit të delegacionit të Kosovës, Bislimi.

Kosova thotë se i ka ndërmarrë hapat për të cilat ishin pajtuar.

Takimet pritet të nisin në mëngjes, por burimet në BE nuk kanë bërë të ditur se deri kur mund të zgjasin.

Edhe pse burimet e Bashkimit Evropian thonë se është synim që delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të takohen edhe mes vete, një gjë të tillë nuk është konfirmuar.

Një burim i BE-së ka thënë se “kjo do të varet nga vullneti dhe gatishmëria e palëve, më saktësisht kryenegociatorëve, për t’u takuar mes vete“ ndërsa BE-ja “gjithsesi ka synim që të ketë edhe takim trepalësh“.

Takimi në Bruksel është hapi i katërt i dakorduar në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Më 10 korrik, Bashkimi Evropian dhe Kosova ranë dakord për një sërë hapash që Kosova duhet t’i ndërmarrë si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën e krijuar në veri të vendit.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë hapat do të “finalizohen brenda një periudhe dyjavore”.

Tensionet në veri të Kosovës nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë – të Zveçanit, të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut, komuna të banuara me shumicë serbe – hynë në ndërtesat komunale me asistimin e policisë.

Që atëherë, serbët kanë mbajtur protesta.

Kryetarët e rinj u zgjodhën më 23 prill, zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika