Bislimi i dërgon letër Lajçakut, bën thirrje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka dërguar një letër emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak,

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka dërguar emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, një letër në të cilën i ka renditur përpjekjet që ka bërë Kosova ndaj përmbushjes së kërkesave të BE-së për t’i larguar masat që unioni evropian i ka vendosur ndaj Kosovës.

Në një postim në llogarinë e tij në platformën “X”, Bislimi ka përsëritur thirrjet për t’u larguar sa më shpejt masat që BE-ja ia ka vendosur Kosovës.

“Në një letër dërguar emisarit të BE-së, Lajçak, kam renditur përpjekjet që ka bërë Kosova ndaj kërkesave për heqjen e masave. Një largim i menjëhershëm i masave do të ndihmonte t’i mobilizonim përpjekjet për përparimin e përshpejtuar të reformave dhe të krijonim një mjedis për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të shpejtë të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Bislimi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika