Bislimi i premton Kamberit: Çështja e licencimit të mjekëve nga Presheva do të zgjidhet shumë shpejt

Deputeti Shaip Kamberi ka thënë se gjatë takimit me Besnik Bislimin është diskutuar për domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së licencimit të mjekëve nga Lugina e Preshevës që punojnë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, këtë të hënë është takuar me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, për të diskutuar pozitën “e vështirë dhe diskriminuese” që shqiptarët përjetojnë në Luginën e Preshevës.

Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së licencimit të mjekëve nga Lugina e Preshevës që punojnë në Kosovë.

“U informova se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt”, shkroi ai.

Përveç situatës politike në Luginën e Preshevës, Kamberi e ka njoftuar Bislimin për 4 propozime ligjore që synojnë të krijojnë mekanizma ligjorë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.

Megjithatë, Parlamenti i Serbisë refuzon t’i trajtojë ato, duke i lënë ato jashtë rendit të ditës.

“Propozimet përfshijnë ndryshimin e Ligjit për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare nga pakicat, Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, Ligjin mbi organizimin territorial të gjykatave, dhe ndryshimin e Rregullores së punës së parlamentit. Edhe pse procedurat parlamentare janë kaluar, këto çështje po përmbyten në debat”, shton ai.

Gjithashtu, Kamberi e ka falënderuar Bislimin për angazhimet e Qeverisë së Kosovës për hapat e ndërmarrë për të adresuar çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke ofruar mbështetje financiare dhe duke theksuar rëndësinë e mospranimit të trajtimeve të dyfishta të pakicave në rajon.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika