Bislimi: Ideja e katastrofës humanitare është i krijuar artificialisht nga fuqia e propagandës serbe

Besnik Bislimi, ka thënë se në Bruksel nuk është diskutuara as kontestuar rregullorja e Bankës Qendrore

Zëvendëskryeministëri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se në Bruksel nuk është diskutuara as kontestuar rregullorja e Bankës Qendrore, për arsye se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka monopol në dizajnimin e politikës monetare dhe në atë moment kur një politik dizajnohet atëherë janë qytetarët atë të cilët janë të ngarkuar me zbatimin e saj.

Kryenegociatori Bislimi u shpreh se duhet një marrëveshja dypalëshe për shmangien e tatimit të dyfishtë, për arsye se në qoftë se një person që punon në një institucion kulturor në Graqanic merr pagë nga Kosova, ministri i Financave të Kosovës dëshiron që atë pagë ta taksojë, por siç tha ai duhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi për trajtimin e pensioneve reciproke.

Bislimi ka komentuar edhe deklaratat e Emisarit amerikan Gabriel Escobar, i cili tha se me mënyrën se s’i po zbatohet rregullorja e BQK-së, mund të çoj në emergjencë humanitare.

“Fillimisht kjo ideja që mos vazhdimi i mbështetjes mund të shkaktoj katastrofë humanitare është i krijuar artificialisht nga fuqia e propagandës serbe, për arsye se të gjithë personat për të cilët flasim janë pjesë edhe në sistemin e mbështetjes sociale të Republikës së Kosovës, edhe në qoftë se Serbia do të pushonte për një moment së dërguari mjetet drejt tyre, ata prapë do të kishin mjete që pamundëson kalimin në një problem humanitar.”, ka thënë Bislimi në ATV.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika