Bislimi: Kam informacione se është rekomanduar heqja e masave nga BE-ja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ka informacione se është rekomanduar heqja e masave sanksionuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi ka theksuar se “përmbajtja e raportit është pozitive”.

“Raporti i Borrell është parakusht për trajtimin në KiE, është përpiluar në muajin prill, por ka pasur hezitim që të dërgohet në komision. Raporti është dashur që të dorëzohet pardje, por një pjesë e Komisionit ka kërkuar pak shtyrje. Besojmë se do të dorëzohet javën tjetër. Informacionet që kam është se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave”, është shprehur Bislimi.

Zëvendëskryeministri, njëherit kryenegociatori për dialog me Serbinë, ka shtuar se masat e BE-së kanë ndikuar indirekt në imazhin e Kosovës dhe në integritetin e BE-së.

“Masat kanë ekspozuar njëanshmërinë e vet në gjithë këtë proces”, shtoi ai, duke theksuar se “ka pasur tendencë që masat të keqpërdoren.

“Nuk është pezulluar asnjë projekt i BE-së. Asnjë projekt që ka qenë duke u zbatuar nuk është pezulluar….IPA 2023 nuk është prekur fare. IPA 2024 është duke u diskutuar në BE, por ajo nuk është miratuar për shkak të masave”, ka deklaruar Bislimi.

Deputetja e partisë në pushtet, Fjolla Ujkani kishte vërejtje që diskutimi është duke marrë kahje tjetër dhe nuk është diskutuar për atë që ftohet mbledhja e Komisionit e raportimet e zv.kryeministrit e të ministrave.

Ujkani kritikoi që Bislimi është ftuar në mbledhje për një tjetër temë, e po flitet për diçka tjetër, ndërsa kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi (LDK), publikoi ftesën që i është bërë Bislimit për raportim në Komision.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika