Bislimi: Kosova ndër vendet më demokratike në rajon, t’i hiqen masat ndëshkuese nga BE-ja

"Duhet të largohen masat ndaj Kosovës. Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat dhe të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës", ka theksuar Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova i takon Bashkimit Evropian dhe se çdo vend demokratik brenda BE-së e di se Kosova është ndër vendet më demokratike në rajon.

Në takimin e 11-të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë, Bislimi ka thënë se Kosova i është bashkuar vendeve që kanë vënë sanksione ndaj Rusisë.

“I jemi bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Kemi qenë të angazhuar edhe në planin e rritjes të Komisionit Evropian. Progresi demokratik nënkupton anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Nuk ka asnjë problem teknik që Kosovës t’i dërgohet pyetësori. Mosnjohja nga pesë shtetet nuk ka qenë problem për vendimin për vizat. Institucionet do të jenë të gatshme t’i përgjigjen këtij pyetësori. Çdo vend demokratik brenda BE e di se Kosova është një ndër vendet më demokratike në rajon”- ka thënë Bislimi.

Sipas Bislimit, përgjigjja e BE-së dhe e NATO-s ndaj kërcënimeve që i janë bërë Kosovës,  ka qenë shumë e qartë.

“Përgjigjja e BE-së dhe NATO-s në rajonin lindor të Evropës ka qenë shumë e qartë, kështu duhet të trajtohet edhe kërcënimi i sigurisë për Ballkanin Perëndimor”, ka vijuar ai.

Kosova, sipas Bislimit, i vlerëson rezolutat dhe thirrjet e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Bislimi ka thënë se Kosovës duhet t’i hiqen masat ndëshkuese nga BE-ja dhe duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat.

“Duhet të largohen masat ndaj Kosovës. Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat dhe të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, ka theksuar Bislimi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika