Bislimi – Lajçakut: Ura e Ibrit të hapet pa vonesa e pengesa

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka kërkuar që hapja e urës së Ibrit të realizohet menjëherë sipas marrëveshjeve ekzistuese, duke theksuar se kjo është një çështje e trajtuar dhe e pranuar në Bruksel

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, të premten priti në takim emisarin special të Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit të Qeverisë, takimi u përqendrua në tri tema, përgatitjet për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve, zhvillimet lidhur me hapjen e urës kryesore të Mitrovicës mbi lumin Ibër, dhe rrugën përpara me planin e sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit.

Bislimi ka theksuar rëndësinë e hapjes së urës së Mitrovicës, duke e konsideruar atë një çështje të trajtuar dhe të dakorduar në Bruksel.

Ai ka insistuar që ura duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese dhe konkluzioneve të raportit të Komisionit Evropian të vitit 2020, i cili konfirmoi se punimet në urë kanë përfunduar dhe që ajo duhet të jetë e hapur pa vonesa dhe pengesa të mëtejshme.

“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se hapja e urës kryesore të Mitrovicës mbi Ibër është çështje e trajtuar dhe dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese dhe konkluzioneve të vet raportit të Komisionit Evropian të vitit 2020, që vlerëson se punimet në urë kanë përfunduar dhe ajo duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Zëvendëskryeministri ka potencuar se Qeveria e Kosovës është e angazhuar si palë konstruktive në dialog dhe mbetet e përkushtuar për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit.

Ai mes tjerash ka shprehur bindjen se nënshkrimi i këtyre dokumenteve është garancia e nevojshme për zbatimin e plotë nga Serbia dhe llogaridhënien për shkeljet e vazhdueshme nga ana e saj.

Lajçak s’tregon datën: Me Bislimin u pajtuam për takimin e radhës

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika