Bislimi: Masat e BE-së kanë pasur efekt në Raportin e Progresit, është e rëndësishme që ato të hiqen

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë në seancën e 10 nëntorit në Kuvendin e Kosovës

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka thënë se masat e BE-së për Kosovën, të cilat ende janë në fuqi, kanë pasur ndikim në shkrimin e raportit të Komisionit Evropian për vendin.

Ai ka thënë se Kosova ka bërë hapat e duhur, andaj është e rëndësishme që BE-ja të tërheqë këto masa, të cilat, siç thotë ai, janë të kthyeshme dhe pa pasoja.

“..Ka të bëjë me faktin që masat e Komisionit Evropian janë ende në fuqi, prezenca e këtyre masave ka pasur ndikim në shkrimin e raportit. Kosova ka bërë hapat e duhur, andaj është e rëndësishme që të tërheqë këto masa të cilat janë të kthyeshme dhe pa pasoja. Masat që janë në fuqi bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe me iniciativat e fundit”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij, raporti i KE-së e përgëzon Kosovën për politikën e jashtme për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Kosova është lavdëruar edhe për bashkëpunimin rajonal”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika