Bislimi: Miqësia dhe partneriteti me Luksemburgun është i frytshëm në shumë fusha

Zëvendëskryeminstri i parë Bisnik Bislimi ka pritur në takim shefin e Misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz të cilët kanë disktuar rreth bashkëpunimit mes vendeve i cili është duke u zhvilluar frytshëm në fusha të ndryshme, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, inovacioni, IT

Bisnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës dhe Shefin e Misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bisnik Bislimi të premten e 23 shtatorit është takuar me Shefin e Misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Këtë e ka bërë të ditur Bislimi përmes një postimi në Facebook i cili ka thënë se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Luksemburgut është duke u zhvilluar frytshëm në fusha të ndryshme, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, inovacioni, IT.

“Gjatë takimit u përmendën dhe arritjet e Kosovës si rritja ekonomike dyshifrore, avancimi me 17 pozicione në Transparency International si disa prej treguesve që demokracia cilësore shkon bashkë me zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Bislimi.

Ndër të tjera Dietz është shprehur i kënaqur që ndodhet në Kosovë në një vend me miqësi jetëgjatë me Luksemburgun.

Shefi e Misionit të Luksemburgut ka thënë se është i impresionuar me potencialin e Kosovës, aftësitë, moshën mesatare të re të popullsisë, mundësitë e shumta të investimit dhe bashkëpunimit nën një vizion të përbashkët si dhe riafirmoi mbështetjen e Luksemburgut për perspektivën evropiane të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika