Bislimi në Greqi flet për dialogun dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po qëndron në Athinë që prej të enjtes. Në kryeqytetin grek, ai ka folur lidhur me dialogun dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së në Kolegjin e Nju York-ut, ku prezent përveç studentëve ishin edhe ambasadorë e përfaqësues diplomatikë në Greqi.

Foto nga Zyra e Kryeministrit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në vizitën e tij në Athinë, ka mbajtur një fjalim përpara studentëve në Kolegjin e Nju York-ut.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, prezent ishin dhe ambasadorë e përfaqësues diplomatikë në Greqi, nga rajoni e më gjerë.

Gjatë fjalimit të tij, Bislimi ka folur për situatën ekonomike në vend, hapat e politikat e ndërmarra nga Qeveria, si dhe rrugëtimin e shtetit drejt integrimit evropian.

Ndër të tjera, ai ka theksuar shkallën e rritjes së punësimit në tre vitet e fundit, duke i përmendur iniciativat e Qeverisë si “platforma Superpuna, formalizimi i ekonomisë dhe indikatorët makro ekonomikë pozitivë”.

“Më tej, ai theksoi se është e rëndësishme të sigurohemi që kjo rritje ekonomike të jetë e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Përmendi arritjen e liberalizimit të vizave dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor 2022, pak pas marrjes së Raportit për Vendin, që në atë vit rezultoi të ishte më i miri ndonjëherë për Kosovën dhe me progres të shënuar në zbatimin e reformave”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Pas fjalës së tij, ai ka diskutuar me pjesëmarrësit për pyetjet e adresuara nga studentët dhe përfaqësuesit diplomatikë mbi çështjet si investimet e huaja në vend, sektorët prioritarë për investim, por edhe rruga drejt Bashkimit Evropian dhe procesi i dialogut.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Bislimi ka falënderuar të gjithë të pranishmit për pyetjet dhe kuriozitetin e tyre dhe interesimin e treguar për të ditur më shumë për situatën në Kosovë, sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova dhe objektivat për të ardhmen.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika