Bislimi në takim me delegacionin slloven: Kosova është shtet sovran dhe në të drejtën e saj legjitime për t’u shërbyer qytetarëve

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovenisë. Delegacioni kryesohej nga Sekretari i Shtetit Marko Stucin, i cili u shoqërua në këtë takim dhe nga Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejcic

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka pritur në takim një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovenisë.

Në njoftimin për media të zyrës së kryeministrit, thuhet se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet në veri.

“Në takim u bisedua dhe mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit, ku zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova është shtet sovran, demokratik dhe në të drejtën e saj legjitime, për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallim”, thuhet në njoftim.

Palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit mes shteteve tona. Kosova ndan marrëdhënie të shkëlqyera të bashkëpunimit me Slloveninë.

Delegacioni slloven thuhet se kryesohej nga Sekretari i Shtetit Marko Stucin, i cili është shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejcic.

“Palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit mes shteteve tona. Kosova ndan marrëdhënie të shkëlqyera të bashkëpunimit me Slloveninë, i cili është shtet mik e aleat i yni. Sllovenia përkrah Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian, ku dhe u theksua gatishmëria për ndarjen e përvojës dhe eksperiencës së saj në këtë drejtim”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika