Bislimi në takim me deputetët nga Lituania: Synojmë të aplikojmë për anëtarësim në BE brenda këtij viti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në takim me deputetët nga Lituania, ka njoftuar se brenda këtij viti Kosova synon të aplikojë për anëtarësim në BE

Foto nga takimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe delegacionit parlamentar nga Lituania

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim një delegacion parlamentar nga Lituania, i kryesuar nga kryetarja e Grupit të Miqësisë, Laima Andrikiene.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi ka diskutuar mbi prioritetet e Qeverisë në agjendën e integrimit evropian, ku pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, sipas tij, brenda këtij viti synojnë të aplikojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, synojmë të aplikojmë për anëtarësim në BE brenda këtij viti”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, në takim ishte diskutuar dhe tema e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ku është theksuar nevoja për përfundimin e këtij procesi të gjatë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kryetarja e Grupit të Miqësisë, Laima Andrikiene dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

“Kosova është shtet i vogël, demokraci e re, me potencial të madh. Avancimi përmes shënimit më të lartë ndonjëherë të zbatimit të reformave dhe masave në agjendën evropiane, si në reformat në drejtësi, në luftimin e korrupsionit, në formalizimin e ekonomisë, në digjitalizim, në tërheqjen e investitorëve strategjikë e shumë fusha të tjera, është reflektuar dhe në përmirësimin historik të pozicionimit të Kosovës në renditjet botërore”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Ndërkaq, Bislimi e ka falënderuar delegacionin parlamentar për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme të tyre ndaj Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika