Bislimi në takim me përfaqësuesit e FMN-së, diskutojnë për krizën energjetike

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në takim me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar të udhëhequr nga Gabriel Di Bella, temë fokus kishte krizën e energjisë dhe mënyrën se si sfidat që do t'i sjellë kjo krizë të kthehen në mundësi për Qeverinë e Kosovës

Zëvendëskryeministri Bislimi në takim me përfaqësuesit e Misionit të FMN-së, të udhëhequr nga Gabriel Di Bella





Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi të martën ka pritur në takim përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të udhëhequr nga Gabriel Di Bella.

Ky takim është realizuar përgjatë takimeve të misionit me autoritetet në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutuan gjetjet e misionit në lidhje me Kosovën, të cilat pritet të publikohen së shpejti, njofton Zyra e Kryeministrit.

Theksi kyç ishte në krizën e energjisë dhe mënyrat se si sfidat që ajo i sjell do të mund të tejkalohen por edhe kthehen në mundësi për Qeverinë e Kosovës.

Më tutje, është diskutuar për maturinë e treguar fiskale nga Qeveria, e cila e veçon Kosovën nga pjesa tjetër e rajonit.

Ky është lajm shumë i mirë, sepse hapësira fiskale e krijuar si rezultat i politikave të kujdesshme fiskale e lë Qeverinë të bëjë përzgjedhje në mes të mundësive të ndryshme të investimit.

Zëvendëskryeministri Bislimi ndau me Misionin e FMN-së detaje nga masat e ndryshme që po i ndërmerr Qeveria për të lehtësuar krizën energjetike për qytetarët, një pjesë e të cilave tanimë do të financohet nga pakoja buxhetore e BE-së për Kosovën, në vlerë prej 75 milionë eurosh.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika