Bislimi: Nga një janari qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se nga një janari i 2024-tës, qytetarët e Kosovës, do të lëvizin pa viza

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi

Asnjëherë më parë nuk ka qenë më afër liberalizimi i vizave për Kosovën. Këtë të enjte, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) votoi tekstin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave.

Tashmë ka mbetur vetëm edhe një votim në seancën e Parlamentit Evropian, i cili do të mbahet më 18 prill të këtij viti.

Pas këtij lajmi, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se pritjes së gjatë të qytetarëve të Kosovës, po i vjen fundi.

Sipas tij, nga një janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës, do të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

“Në përfundim të këtyre procedurave të fundit, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza, jo më larg se 1 janari i vitit 2024, duke i dhënë kështu fund një pritjeje të gjatë”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika