Bislimi: Objektivi final për Kosovën duhet të jetë integrimi në BE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se objektivi final për Kosovën duhet të jetë integrimi në BE, perspektivë kjo e nisur në Selanik në vitin 2003 për Kosovën dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që të ecin së bashku në harmoni dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse

Besnik Bislimi dhe drejtori i të Përgjithshëm për Punë Evropiane, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Leonidas Rokanas





Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të hënën e pesë dhjetorit është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm për Punë Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Leonidas Rokanas.

Bislimi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar mbi bashkëpunimin dhe miqësinë mes Kosovës dhe Greqisë.

“Takimin me Rokanas, e nisëm duke më rrëfyer se është i mahnitur nga pasuritë natyrore të Kosovës dhe siç ai e përkufizoi “erës evropiane që frynë në Kosovë”. Vendet tona duhet të intensifikojnë punën dhe angazhimin me njëra-tjetrën. Objektivi final për Kosovën duhet të jetë integrimi në Bashkimin Evropian, perspektivë kjo e nisur në Selanik në vitin 2003 për Kosovën dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që të ecin së bashku në harmoni dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ai.

Besnik Bislimi dhe drejtori i të Përgjithshëm për Punë Evropiane, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Leonidas Rokanas

Bislimi ka njoftuar se tashmë po ndërmerret hapi i parë, që është ai i aplikimit për anëtarësim.

“Në ndërkohë, vendi po ecën përpara me ritëm të shpejtë në avancimin e agjendës evropiane dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian, ku dallohet puna e bërë nga Qeveria në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, demokratizimin e shumë fusha të tjera”.

Ai është shprehur i gatshëm që përmes përkushtimit, ta përshpejtojnë progresin në këto fusha dhe rrjedhimisht rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

“Është e rëndësishme që vendet tona të vazhdojnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe të zgjerojnë hapësirat e ndërveprimit, veçanërisht në sferat sociale, kulturore, por edhe në përballimin e sfidave të përbashkëta si kriza energjetike dhe tranzicioni drejt energjisë së gjelbër”, shtoi ai.

Sipas Bislimit, ky bashkëpunim i ngushtë do të kontribuonte në krijimin e urave mes vendeve dhe njerëzve.

Në këtë takim ishte prezent dhe shefja e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, znj. Heleni Vakali.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika