Bislimi paralajmëron takim me Lajçakun, tregon se do të bisedohet për normalizim të marëdhënieve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Integrime Evropiane, ka njoftuar se të mërkurën e 30 nëntorit do të zhvillojë një takim online me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, me të cilin, do të diskutojë për normalizim të marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e më pas do të ketë edhe takim të liderëve

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi





Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Integrime Evropiane, ka njoftuar se të mërkurën e 30 nëntorit do të zhvillojë një takim online me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Ai ka theksuar se takimi do të mbahet për të diskutuar lidhur me normalizimin e marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, Bislimi ka thënë se pas takimit online me z. Lajçak, do të ketë takim të liderëve, pasi sipas tij, nuk ka pasur një ujdi. Kjo ujdi do të ndodhë në mars, ashtu siç është thënë.

“Ne nuk kemi pas një ujdi, por një deklaratë, dhe se kjo ujdi, besoj do të ndodhë në mars, ashtu siç është thënë”, ka thënë Bislimi.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Bislimi pas përfundimit të raportimit të tij në këtë komision, nuk ka pranuar të deklarohet për media.

I pyetur se a do të kthehen serbët në institucionet e Kosovës, ai vetëm është përgjigjur “Çka është kjo bllokadë”?

Ndryshe, situata në Veri të vendit ka qenë e tensionuar si rrjedhojë e moszbatimit të marrëveshjes së targave nga ana e Serbisë.

Më 23 nëntor të këtij viti, kryediplomati evropian, Josep Borell, ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave.

Borrell ka bërë të ditur se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm”, ka deklaruar Borrell.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi lidhur me çështjen e targave.

Përmes një postimi në Twitter, Bislimi ka thënë se pas së mërkurës, duhet të vazhdohen bisedime intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.

“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, ka deklaruar Bislimi.





Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika