Bislimi pas publikimit të raportit nga TI: Luftimi i korrupsionit ka qenë dhe mbetet prioritet i yni

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, pas publikimit të raportit nga Transparency International, ku Kosova është renditur në vendin e 84 nga 180 shtete të botës, ka thënë se është arritja më e lartë dhe më e mirë ndonjëherë. Ndërsa, u shpreh i bindur se luftimi i korrupsionit do të mbetet prioritet i qeverisë aktuale

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, pas publikimit të raportit për vitin 2022 të organizatës ndërkombëtare, Transparency International (TI), ku Kosova renditet në pozitën numër 84 me 41 pikë, apo dy më shumë se vitin e kaluar, ka thënë se Kosova ka arritur rezultatin më të lartë dhe të mirë ndonjëherë, që sipas Bislimit luftimi i korrupsionit do të mbetet prioritet edhe në vazhdim.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka thënë se në dy vite qeverisje kanë arritur të ngrisin për 20 vende më shumë këtë fenomen.

“20 vende më shumë, në 2 vite qeverisje. Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të ”Transparency International”, Kosova ka arritur rezultatin më të lartë dhe më të mirë ndonjëherë. Luftimi i korrupsionit ka qenë dhe vijon të mbetet prioritet i yni”, ka shkruar Bislimi.

Ai është shprehur i bindur se do të vazhdojnë punën për të fuqizuar vendin dhe për të përmbushur objektivat e tyre.

“Trajektorja e re në të cilin gjendet vendi, reflektohet në rajon e më gjerë. Vazhdojmë punën dhe ecim përpara në fuqizimin e vendit dhe drejt përmbushjes së objektivave e qëllimeve tona të përbashkëta”, ka vijuar Bislimi.

Ndryshe, Kosova në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit radhitet në pozitën numër 84 me 41 pikë, apo dy më shumë se vitin e kaluar.

“Kosova ka bërë përparim me një kornizë të përmirësuar ligjore për financimin e fushatave politike dhe zgjedhore, por zbatimi i këtyre reformave do të jetë kyç në muajt e ardhshëm”, thuhet në raport.

Sipas organizatës, rajoni i Ballkanit Perëndimor në përgjithësi “është i njohur për rezistencën e ulët ndaj krimit të organizuar”.

Lidhur me këtë publikim gjatë ditës së martë të 31 janarit kishte reaguar edhe kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i cili u shpreh se potenciali për luftimin e korrupsionit është mohuar nga elitat e korruptuara që sipas tij, “e vodhën të ardhmen e popullit dhe të fëmijëve të tyre”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika