Bislimi pas takimit me Lajçakun: Kosova mbetet konstruktive ndaj dialogut

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shkruar për takimin që pati gjatë pasdite të së martës me emisarin e Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak.

Bsilimi, përmes një postimi në X, ka bërë të ditur se në takim me Lajçkaun ka theksuar se Kosova mbetet konstruktive dhe e përkushtuar ndaj procesit të dialogut.

“U takuam sot me përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajčák, ku diskutuam për procesin e dialogut dhe rrugën përpara. E theksova edhe një herë se Kosova mbetet konstruktive dhe e përkushtuar ndaj procesit, pasi marrëveshjet duhet të nënshkruhen dhe zbatohen në tërësi”, ka shkruar Bislimi në X.

Për këtë takim ka folur para mediave Lajçak, i cili, ka thënë se takimi ishte i fokusuar në dy çështje; se çfarë hapa duhet të ndërmerren që të zbatohet Marrëveshja Bazë dhe si duhet të veprojë Kosova që të përfitojë nga Plani i Rritjes i BE-së.

“Të rifukosohemi në procesin e normalizimit, se çfarë hapa konkretë do të marrim, kemi marrëveshje dhe duhet ta shpejtojmë zbatimin e saj, ishte një nga çështjet që diskutuam. Çështja e dytë ka të bëjë me planin e zgjerimit të BE-së me gjashtë miliardë euro investime, ku për Kosovën dhe Serbinë është kusht edhe konstrutiviteti në dialog, për atë jam këtu, për këtë kemi diskutuar si të sigurohemi që Kosova dhe Serbia do të marrin fonde nga ky plan”, ka thënë Lajçak.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të jetë vizita e tij e fundit në Prishtinë, Lajçak ka thënë se i është kërkuar që të qëndrojë deri në fund të janarit si emisar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk e besoj (që do të jetë vizita e fundit), sepse më kanë kërkuar që të qëndrojë deri në fund të janarit, ka shumë punë për të bërë”, ka shtuar Lajçak.

Lajçak gjithashtu foli për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, teksa theksoi se hapja duhet të bëhet në mënyrë që të mos përshkallëzohet situata dhe të krijohet një atmosferë e mirë në kuadër të dialogut.

“Hapja e urë ka të bëjë më marrëveshjen e vitit 2015 dhe 2016, qëndrimi ka qenë që të hapet, por kjo duhet të bëhet në mënyrë që të mos përshkallëzohet situata në terren. Kjo të bëhet në frymë të një atmosferë të mirë dhe në kuadër të dialogut”, ka shtuar Lajçak.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika