Bislimi për arrestimin e Nagip Kasniqit: Mëkati i tij është se ia solli KEK-ut 107 milionë euro profit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në KEK ka korrupsion por se ka kritikuar Prokurorinë për arrestimin e menaxherit Nagip Krasniqi se ajo është politike. Bislimi gjithashtu ka hedhur poshtë akuzat e opozitës kundër ambasadorit Martin Berishaj, duke thënë se ato janë spekulime politike derisa për migrimin e qytetarëve të Kosovës drejt Evropës ka thënë se është proces normal

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

“Ne mendojmë që ka shumë korrupsion në KEK. Por ja që s’ka interes politik të një institucioni që unë do të thosha është politik, siç është Prokuroria që të merret me këto raste. Por, ka interes të merret vetëm me rastin e menaxherit, i cili nga një kompani që ka punuar me humbje, e ka sjellë kompaninë me 107 milionë euro profit. Ky ka qenë mëkati i Nagip Krasniqit për të cilin është arrestuar”.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian.

Bislimi, ndër të tjera, ka thënë se “Si ka mundësi që një kompani publike të gjenerojë 107 milionë euro dhe asnjë nga këta të mos përfundojë në xhepat e politikanëve. Ky është problem i madh, andaj duhet të arrestohet që të vijë dikush tjetër pas tij i cili e ndryshon mënyrën e menaxhimit”.

Sipas tij, me anë të kësaj logjike, paratë e fituara nga KEK-u do të shkonin në buxhetin e shtetit dhe jo “në jahta luksoze të politikanëve”.

Ndër të tjera, Bislimi ka thënë se rasti i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është konstrukt artificial i ndërtuar nga partitë opozitare në Kosovë dhe se ndaj tij nuk ka asnjë rast gjyqësor, ndaj të gjitha këto janë spekulime dhe sipas tij opozita mund të vazhdojë me këto deklarime për ndonjë poenë politike.

“E dini shumë mirë se rasti i Martin Berishajt është konstrukt artificial i ndërtuar nga subjektet politike në Kosovë. Nuk ka asnjë proces gjyqësor të nisur kundër tij. Është e paturpshme se si zvarritet emri i një intelektuali të shquar si Martin Berishaj me shpresë se mund të nxirret ndonjë përfitim politik. Unë kam ardhur këtu të raportoj për integrim evropian, por ju mund të vazhdoni nëse mendoni se kjo ju sjell përfitime politike”, ka thënë Bislimi.

Po ashtu, gjatë këtij raportimi, Bislimi u përball me kritika nga anëtarët e këtij komisioni të partive opozitare pasi shpalosi të arriturat siç është edhe liberalizimi i vizave për Kosovën si dhe procese të tjera që janë në shqyrtim e sipër.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika