Bislimi për draft-statutin e Ramës: Vetëm Kosova mund të negociojë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serb të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serb të propozuar nga kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama, të cilin ua ka prezantuar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Duke komentuar draftin e Ramës, Bisilmi në një intervistë “Al Jazeera” ka thënë se “nuk janë negociata mes shqiptarëve edhe serbëve, vetëm Kosova mund të negociojë.

Gjithashtu, Bislimi ka ritheksuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk ka për qëllim integrimin e serbëve të Kosovës, “por për të shërbyer si kali i Trojës së Beogradit për ta bërë Kosovën jo funksionale”.

“Ky nuk është interpretimi apo përfundimi im, këto janë kryesisht konkluzionet e akademikëve në Serbi”, ka thënë Bislimi.

Ndryshe më herët, Rama përmes një postimi në Twitter ka thënë se “ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë”.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika