Bislimi për sulmin e autobusit nga Kosova: Autoritetet serbe janë informuar, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim

Lidhur me sulmin e autobusit nga Kosova në Serbi ka reaguar zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi. Ai ka thënë se një sulm i tillë dënohet ashpër dhe se për të njëjtin nuk është ndërmarrë asnjë masë nga ana e Serbisë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas sulmit të autobusit nga Kosova në territorin e Serbisë i cili po kthehej nga Zvicra.

Përmes një postimi në Twitter, Bislimi ka thënë se një sulm i tillë dënohet ashpër dhe se për të njëjtin, ndonëse të informuara, autoritetet serbe nuk kanë marrë asnjë veprim.

“Dënojmë ashpër sulmin e planifikuar ndaj një autobusi kosovar gjatë daljes nga autostrada në Serbi. Autoritetet serbe janë informuar për sulmin, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Ky mosveprim mund të interpretohet lehtësisht si ftesë e nënkuptuar për akte të tilla të tmerrshme”, ka deklaruar Bislimi.

Një autobus nga Kosova është sulmuar nga dy persona të maskuar në Serbi, derisa po kthehej nga Zvicra.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar vetë kompania në fjalë, “Turist Kosova e Re”. Autobusi barte 20 pasagjerë, ndërsa nga ky sulm janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sulmohet autobusi i Kosovës në Serbi

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika