Bislimi për takimin me Lajçakun: Diskutuam për çështjet që lidhen me urgjencën e zbatimit të Marrëveshjes Bazë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar mbi takimin me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar mbi takimi me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku diskutuan për çështje të lidhura me dialogun.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Bislimi ka thënë se gjatë këtij takimi u diskutua për nevojën e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit të energjisë dhe çështjet në lidhje me lirinë e lëvizjes, në letrën e Beogradit për tërheqje nga marrëveshja.

“U takuam sot në Vjenë me EUSR Lajçak për të diskutuar çështje të lidhura me dialogun. U fol për nevojën e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit të energjisë dhe çështjet në lidhje me lirinë e lëvizjes, në letrën e Beogradit për tërheqje nga marrëveshja”, shkroi Bislimi.

Po ashtu, ai tha se u folën edhe çështje të tjera që lidhen me urgjencën për implikim të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike

“Theksoj se shtytja e propozimit për njohjen e pasaportave të paligjshme të lëshuara nga Serbia, ndikon negativisht në procesin integrues dhe dëmton rëndë dialogun”, tha Bislimi.

Lajçaku ka thënë se kanë biseduar për një gamë të gjerë të çështjeve të ndërlidhura me dialogun, dhe se janë pajtuar që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes së Normalizimit është urgjent.

“Para Forumit Botëror Ekonomik në Davos jam takuar me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të diskutuar për një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjet për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Jemi pajtuar që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit është urgjent”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika