Bislimi: Plani franko-gjerman i tregon kornizat bazë që nënkupton njohjen defacto të dy shteteve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se plani franko-gjerman i tregon kornizat bazë që nënkupton njohjen de facto të dy shteteve

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi, nënkupton “de facto” njohjen e dy shteteve.

Ai ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të fundit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka diskutuar vetëm për propozimin evropian, dhe jo për marrëveshjet e arritura në dialog.

“Ajo që Kurti ka nxjerrë pas takimit është informatën që ai është dakord me platformën e propozuar nga plani franko-gjerman me mbështetje të SHBA-ve, por platforma vetëm tregon principet dhe veprimet bazë, ndërkaq gjithçka që ka të bëjë me implementimin e saj duhet të diskutohet në aneksin implementues mes palëve në Bruksel”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij, ky plan i tregon kornizat bazë që nënkupton njohjen de facto të dy shteteve.

“Nuk ka pasur diskutim për asnjë marrëveshje paraprake, por për kornizën e propozimit franko-gjerman. 6 kushtet që ka propozuar Kurti janë parakushte që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes dhe të drejtave të minoriteteve. BE-ja ka vërejtjet e saj në dy kushte, por se cilat janë ato mund ta pyesni Lajçak kur është në Prishtinë”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika