Bislimi pret në takim ambasadorin e ri të Turqisë, diskutojnë për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, me të cilin, ka diskutuar për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve mes dy shteteve

Pamje nga takimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe ambasadorit të ri të Turqisë, Sabri Tunç Angili

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Turqisë, Sabri Tunç Angili.

Në takimin e parë zyrtar me ambasadorin e ri turk, Bislimi i ka uruar mirëseardhje e suksese ambasadorit në detyrën e tij, duke i potencuar marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ambasadori shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen në Kosovë dhe theksoi mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe solidaritetin e Kosovës ndaj popullit turk në rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë.

Ambasadori i ri i Turqisë, Sabri Tunç Angili

Po ashtu, në këtë takim është diskutuar për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht në ekonomi, ku ekziston potencial madhor në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Sipas njoftimit, Bislimi foli edhe për objektivat strategjike të Kosovës, siç janë anëtarësimi në Këshillin e Evropës, rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian, përfundimi i procesit të liberalizimit të vizave dhe aplikimi në Partneritetin për Paqe në NATO.

Palët potencuan dhe rëndësinë e nevojën për stabilitet, paqe dhe siguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe biseduan edhe mbi procesin e dialogut.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika