Bislimi pret në takim ministrin Docherty, diskutuan rreth zhvillimeve në procesin e dialogut

Në këtë të premte, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka pritur në takim ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty

Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka pritur në takim ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty, të premtën e 16 dhjetorit.

Në këtë takim ministri Docherty ka shprehur interesimin e tij rreth situatës në lidhje me sektorin e energjisë, si dhe perspektivën e Kosovës në kuadër të zhvillimit ekonomik.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ministrin Docherty mbi situatën e krijuar në Kosovë nga kriza energjetike që ka kapluar Evropën, si pasojë e efekteve të shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës. Qeveria po merr masa të menjëhershme si afatmesme e afatgjata për të lehtësuar efektet e kësaj krize dhe impaktit drejt qytetarëve. Rehabilitimi i termocentraleve, të cilat aktualisht janë në gjendje të dëmtuar, si dhe shtimi i kapaciteteve në energji të ripërtëritshme, për të krijuar qëndrueshmëri në të ardhmen në këtë sektor, janë vetëm disa nga hapat e ndërmarra”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrisë.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka theksuar se është miratuar dhe Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, në mbledhjen e 113-të të Qeverisë.

“Ministri Docherty ofroi ndihmën e Britanisë, në mbështetje të sektorit të energjisë dhe arritjes së qëllimeve veçanërisht në energjinë e ripërtëritshme. Sa i përket zhvillimit ekonomik, zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ministrin Docherty rreth resurseve dhe potencialeve që vendi ynë ofron, sidomos për investitorët e huaj në sektorin e IT-së e cila po njeh hov mjaft të madh dhe ka hapësirë të ketë zhvillim të përshpejtuar”, thuhet tutje në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

Më tej, njoftohet se zëvendëskryeministri Bislimi ka veçuar dhe dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian në Pragë, të arriturat e qeverisë, reformat e deritanishme dhe indikatorët ekonomikë dhe demokratikë të vendit.

“Në takim, u diskutua dhe rreth zhvillimeve në procesin e dialogut”.

Ministri Docherty ishte i shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe udhëheqësja e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Madeline Knox.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika