Bislimi pritet ta takojë Lajçakun sonte

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka njoftuar se zëvendëskryeministri Bislimi do të takohet me emisarin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, gjatë mbrëmjes të së hënës

Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajcak

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka bërë të ditur se Bislimi do të takohet me emisarin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, gjatë mbrëmjes të së hënës.

Kadiu ka bërë të ditur se detajet do të bëhen të ditura pas takimit përmes një komunikate për media.

“Zëvendëskryeministri Bislimi do ta takojë sonte z. Lajcak. Për detajet mbi takimin do të ketë një komunikatë për media pas përfundimit të tij”, ka thënë Kadiu.

Lajçak pritet të bisedojë me liderët kosovarë për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera.

Përveç me Bislimin, Lajçaku pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika