Bislimi: Pyeteni Lajçakun pse nuk i ka qëndruar besnik deklarimit për draftin e Asociacionit

“Ju keni konstatime në media që Lajçaku që thotë që “kurrë BE-ja nuk do ta shkruajë draftin, por është detyrë e Kosovës kur të vijë momenti’, pyetjen duhet t’i drejtoni Lajçakut, pse ai nuk i ka qëndruar besnik këtij konstatimi që e ka nxjerrë në media” – ka thënë Bislimi

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë që pyetja se pse nuk i ka qëndruar besnik qëndrimit të tij për shkrimin e draftit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duhet t’i drejtohet emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Ju keni konstatime në media që Lajçaku që thotë që “kurrë BE-ja nuk do ta shkruajë draftin, por është detyrë e Kosovës kur të vijë momenti’, pyetjen duhet t’i drejtoni Lajçakut, pse ai nuk i ka qëndruar besnik këtij konstatimi që e ka nxjerrë në media” – ka thënë Bislimi.

Bislimi tha që aneksi implementues i marrëveshjes kërkon që të gjitha të zbatohen në tërësi, në mirëbesim, pa shtyrje pa parakushte.

“Hapi i parë në të cilin është duke punuar Kosova me Bashkimin Evropian është dizajnimi i planit të sekuencimit të zbatimit. Vetëm atëherë mund të themi kur në këtë sekuencim të këtij zbatimi duhet të merremi me draft-statustin apo ngjashëm”- vijoi Bislimi.

Sipas tij, rrjedhim i çdo kërkese që Qeveria e Kosovës të merret me punën e dhjetë para punës së parë është e palogjikshme.

Bislimi përsëriti që marrëveshja bazike në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi i ka 11 paragrafe dhe asnjë prej këtyre paragrafeve nuk e mbizotëron paragrafin tjetër.

Më 27 shkurt, Kurti dhe Vuçiq arritën Marrëveshjen drejt normalizimit. Më 18 mars, në Ohër palët u pajtuan për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Megjithatë, marrëveshja nuk është nënshkruar nga palët, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar duke argumentuar se “Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova jo”.

Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes të tjerash, parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Një ditë pas takimeve në Bruksel, Franca, Gjermania dhe Italia i kërkuan Serbisë që të njohë de facto Kosovën dhe që Kosova të formojë Asociacionin.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika