Bislimi raporton sot në Komisionin për Punë të Jashtme

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës dhe kryenegociatori i vendit në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, sot do të raportojë para deputetëve të Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës dhe kryenegociatori i vendit në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, sot do të raportojë para deputetëve të Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Në mbledhjen që pritet të fillojë në orën 09:00, temë diskutimi do të jetë procesi i dialogut me Serbinë. Raportimi i tij do të jetë me dyer të mbyllura për media

Ndryshe, dje, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, përmes platformës “X”, ka kritikuar përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për qasje jo të drejtë në procesin e normalizimit ndërmjet dy vendeve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika