Gjatë kësaj të marte, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka takuar drejtorin e përgjithshëm për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Peter Wilson.
“Ne vlerësojmë lartësish rolin e Mbretërisë së Bashkuar, partneritetin dhe miqësinë tonë”, ka thënë zëvendëskryeministri Bislimi, njofton Zyra e Kryeministrisë.
Bislimi ka diskutuar mbi zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë dy viteve të fundit, si dhe veçoi vlerësimin e FMN-së mbi disiplinën dhe konsolidimin fiskal të Kosovës, nga e cila, FMN-ja miratoi programin e ri SBA dhe RSF.
Wilson ka vlerësuar angazhimin dhe punën e zhvilluar nga Republika e Kosovës në sektorin e energjisë.
“Sa i përket agresionit rus në Ukrainë, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova është në anën e demokracisë, duke renduar politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian, vendosur sanksione ndaj Rusisë, hequr vizat për shtetasit ukrainas dhe strehoi refugjatë ukrainas’, thuhet në njoftim.
Palët diskutuan dhe mbi situatën në veri dhe procesin e dialogut.